Dukesha e Sussex-it do të rikuperojë më në fund ndarjen katërvjeçare me babain e saj të sëmurë Thomas. Meghan, mësohet të ketë kontaktuar njerëz pranë babait të saj, pasi u zbulua se ai ishte jashtë spitalit duke u shëruar nga një goditje në tru.
Një burim i brendshëm tha: “Pavarësisht largimit të tyre, Meghan është e shqetësuar. Ajo dëshiron të dijë nëse ka ndonjë mënyrë për të kontaktuar me babanë e saj privatisht, pa e ditur familja tjetër për këtë ose pa u dashur të përfshihet”.
Marrëdhënia e Meghan me babanë e saj u shkatërrua ,pasi ai pozoi për paparacët teksa provonte kostumin e tij përpara dasmës së saj në 2018. Kjo shkaktoi një rrëmujë të madhe dhe ai humbi dasmën. Arsyeja zyrtare u dha si një atak në zemër, një nga dy që ai ka pësuar. Mamaja e Meghan, Doria Ragland ishte e pranishme në dasmë.
Thomas më vonë pretendoi se Meghan nuk i ishte përgjigjur përpjekjeve të tij për ta kontaktuar atë. Ai gjithashtu bëri një goditje ndaj Harry-t pas një telefonate të tensionuar. Në intervistën e saj me Oprah Winfrey, Meghan foli për një “tradhti” nga babai i saj.
Përçarja u thellua kur detajet e një letre që Meghan i dërgoi babait të saj përfunduan në shtyp, duke çuar në një betejë gjyqësore për të drejtat e autorit dhe privatësinë. Thomas nuk e ka takuar kurrë Harry-n apo nipërit e tij Archie, tre vjeç, dhe Lilibet, e cila feston ditëlindjen e parë të shtunën e ardhshme.