Pasi i celebroi buzë detit, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar ish-banorin e Big Brother VIP, balerinin e njohur Ilir Shaqiri dhe bashkëshorten e tij Emanuela.

“Jetë të lumtur Emanuela dhe Ilir Shaqiri! Qofshi të gëzuar e përgjithmonë bashkë”, shkruan Veliaj.

Dasma tipike shqiptare kishte përveç të ftuarve shqiptarë, familjarë dhe të afërm të Ilirit, edhe shokë që janë personazhe të famshëm.