Përdhunohet një 19-vjeçare në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Kassandra të Halkidikit.

Protothema shkruan se për momentin, vajza e re, e cila është në gjendje shoku, është transportuar në Selanik për t’u kontrolluar nga mjeku ligjor.

Sipas informacioneve, 19-vjeçarja që punon në një hotel në zonën e Sanit, në mesditë para se të fillonte turnin kishte shkuar për të notuar në det në një plazh mes hotelit ku punon dhe një bar plazhi të izoluar. Një i panjohur iu afrua dhe e gjeti të vetme në plazh.

“E gjeti vetëm në plazh, nuk e dimë se çfarë mund t’i kishte bërë. Ajo ende nuk na thotë. Është e shokuar”, tha nëna e 19-vjeçares.

Prindërit e 19-vjeçares janë njoftuar nga autoritetet për ngjarjen dhe janë nisur menjëherë nga Selaniku për në Halkidiki.

“Na morën nga komisariati i Kassandreisë. Ne po përpiqemi gjithashtu të zbulojmë se çfarë ka ndodhur. Kemi folur pak me të dhe na ka thënë se është sulmuar dhe më pas ka pasur një mosmarrëveshje që nuk ka mundur të na tregojë”, thotë babai i 19-vjeçares.