Italia dhe sponsori “PUMA” kanë zbuluar fanellën e re të kombëtares së Italisë.
Kjo fanellë është bërë publike nga vetë “PUMA” me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” duke parë se fanella e kampionëve të Europës ka risi të reja.
Në formën e kuadrateve me blu më të theksuar është dizenjuar kështu kjo fanellë që për “PUMA”-n do të jetë e fundit me Italinë, pasi që nga viti 2023, “axurrët” kanë firmosur me një sponsor të ri si “Adidas”.
Kjo fanellë do të vishet që në ndeshjen “Finalissima” ndaj Argjentinës në mbrëmjen e 1 qershorit.





