Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Në një postim në Twitter, Blinken shkruan se ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit.

Më tej, ai vlerëson kontributin e Nishanit në forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë.

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme”, shkruan Blinken.

Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë në një spital në Gjermani, ndërsa trupi i tij pritet që të mbërrijë gjatë ditës së sotme në Tiranë.