Shteti fqinj ndodhet në alarm pasi vetëm brenda 12 orëve janë zhdukur 6 persona.

Lajmi është konfirmuar nga Silver Alert.

Bëhet me dije se rritja e numrit të të zhdukurve ka ngritur shqetësim te institucionet helene, të cilat janë mobilizuar për të frenuar këtë fenonem.

Konkretisht, më datë 30.05.2022, nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes, në shërbimin Silver Alert janë raportuar gjashtë zhdukje të personave:

-Vounazou Eugenia-Maria, 36 vjeç, zhdukur nga Nikaia.

-Konstantinos Tsimagiorgis, 77 vjeç, i zhdukur nga Triandria, Selanik

– Skouras Leonidas, 73 vjeç, i zhdukur nga N. Kosmos

-Mahamant Ikmpal Mpout, 52 vjeç, u zhduk nga Omoni.

-Rumelidis Christoforos, 84 vjeç, u zhduk nga Kallithea

– Hermidis Efthymios, 77 vjeç, u zhduk nga Kallithea

Presidenti i shërbimit Silver Alert, Gerasimos Kourouklis në një intervistë për protothema.gr ka thënë: “Nuk na ka ndodhur kurrë në një situatë të tillë, për një kohë kaq të shkurtër të zhduken kaq shumë persona.”