Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në ambientet e Presidencës ku po zhvillohen homazhet për ish-Presidentin Bujar Nishani. Berisha është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha.

Trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani  mbërriti në Presidencë mëngjesin e sotëm. Arkëmorti është vendosur në sallën “Skënderbeu” në Presidencë, ku familjarët do të presin vizita dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës. Homazhet do të zhvillohen përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës.

Protokolli i shtetit do t’i zhvillojë ato në Presidencë nga ora 10:00 – 12:00 të enjten. Trupi i ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit i shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanë e më pas në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani.