Sipas MeteoAlb, që në orët e para të ditës Shqipëria do të përfshihet nga një sistem vranësirash, i cili do të gjenerojë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet deri mesatar. Ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të reshjeve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 12°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.