Thuajse një vit pas humbjes së parakohshme të djalit të saj Ilirjanit ka mbyllur sytë mbrëmjen e sotme Vangjeli Tanko (Qafzezi).
Ish-edukatorja dhe drejtoresha e kopshtit, mjaft e dashur për shumë breza të cilëve u dha njohuritë e para në sistemin parashkollor, pësoi një goditje të fortë janarin e vitit të kaluar kur djali i saj Ilirjan Tanko, drejtori i arkivës në bashkinë e Durrësit, u nda nga jeta për shkak të një infarkti kardiak.
Njoftimin për ndarjen nga jeta të Vangjelisë e jep djali i saj Arben Tanko, i cili njofton se varrimi do të bëhet ditën e diel, ora 13.00, në varrezat e vjetra.
Vangjelia lë pas dy fëmijët e saj të tjerë, djalin Arben dhe vajzën Anila, e martuar me prefektin e qarkut Durrës, Roland Nasto.





