Një 46-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi dyshohet se është goditur me sëpatë në këmbë dhe në krahë nga një burrë tjetër.
Ngjarja ka ndodhur sot, 1 qershor, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”.
I plagosuri është Sokol Duro.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për një grua.
Ndërkohë mësohet se autori dhe i plagosuri janë nga komuniteti egjiptian.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ka vetëm thyerje të këmbës pasi e ka goditur autori me pjesën e pasme të sëpatës.





