Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Siç shihet edhe nga pamjet, një automjet është përmbysur në rrugë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për të zbuluar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.





