Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë mbrëmjes të së dielës në një zonë kodrinore të fshatit Qishbardhë në Vlorë.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë situatën edhe më të vështirë. Për shkak të errësirës, ndërhyrja në terren ka qenë e pamundur.

Ndërkohë, situata po monitorohet nga autoritetet.