Tashmë Robert Berisha dhe partnerja e tij Laureta Maqedonci nuk kanë nevojë të fshihen pasi kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre të dashurisë.
Këtë e ka bërë me dije vetë Laureta me anë të një postimi në Instastory, ku ka publikuar një foto së bashku me moderatorin.
Që pas bërjes publike të lidhjes së tij të re në emisionin “Pardon My French” në “Top Albania” , dyshja shfaqen kudo nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Kujtojmë që pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, Berisha është shprehur së tani është shumë i lumtur.