Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur të politikës të cilët kanë marrë pjesë në homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani.
Në homazhe nuk ka munguar edhe Beniada Nishani, e cila ka lidhje farefisnore mes ish-kreun e shtetit.
Kjo e fundit i është bashkuar ceremonisë së dhënies së lamtumirës ish-presidentit, teksa shfaqet e veshur me të zeza.
Homazhet për ish-kreun eshtetit do të mbahen deri në orën 12:00 të mesditës, ndërsa po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, do të shkojë në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj do të niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.