Kohët e fundit u tha se Beniada Nishani dhe Megi Pojani kanë një marrëdhënie të tensionuar. Dy vajzat bukuroshe janë pjesë e jurisë së emisionit “She’s on top” ku u tha se janë përfshirë në disa mosmarrëveshje.
Sipas zërave, Beniada mendon se Megi është shumë e ftohtë dhe e injoron. Mirëpo, Megi tha para pak ditësh në “Goca dhe Gra” se ato kanë një marrëdhënie shumë korrekte dhe se nuk kanë patur mundësi të kalojnë kohë bashkë jashtë programit sepse është shumë e zënë.
“Unë Beniadën nuk e kam njohur më përpara. Kemi një marrëdhënie shumë korrekte dhe unë jam një njeri le të themi vij me vonesë në xhirime, ulem direkt te karrigia ime vë mikrofonin dhe nuk kam kohë, vetëm si je, mirë. Vazhdoj, mbaroj dhe iki me vrap se aty është ftohtë dhe unë dua të iki të futem në ngrohtësinë e shtëpisë sime”, është shprehur Megi.
Beniada Nishani dhe Megi Pojani janë bërë për herë të parë bashkë në një vend jashtë emisionit të tyre të përbashkët. Për t’i dhënë fund çdo dyshimi ato janë shfaqur të dyja në emisionin “Më lër të flas” të binjakëve Veshaj që do transmetohet sonte në darkë.
Të veshura të dyja me të zeza, dy bukuroshet e ekranit kanë realizuar një intervistë të përbashkët ku kanë folur rreth shumë detajeve.
Në promon e emisionit të shpërndarë në rrjetet sociale ato shihen të ulura pranë njëra-tjetrës dhe duke realizuar një lojë.