Duket se udhëtimi i fundit i Loredanës në Shqipëri është shoqëruar edhe me disa situata të pakëndshme. Dhe një prej tyre është dokumentuar edhe nga personat e pranishëm në të njëjtat ambiente ku ndodhej reperja.
Më herët këtë javë artistja u shfaq në Durrës së bashku me bashkëpunëtorët e saj. Ajo postoi foto të shumta në Instagram me rrobabanjo teksa nuk ngurroi të vendoste edhe vendndodhjen “Durrës”.
E ajo që u duk si një vizitë e thjeshtë, në fakt është një udhëtim pune sepse Loredana po sjell një bashkëpunim me Noizyn. Ata kanë regjistruar klipin këtë javë teksa rrjetet sociale janë mbushur me video nga regjistrimet.
Mirëpo, në një video të ardhur në redaksinë e “Panorama Plus” Loredana shihet në momente tensioni. Ajo ndodhet në ambientet e lokalit të Noizy-t sipas personit që ka regjistruar videon dhe ka qenë duke debatuar me shoqen e saj.
Në video reperja shfaqet shumë e tensionuar dhe në një moment duket sikur do përplaset fizikisht me vajzën në fjalë. Pranë tyre ndodhen edhe persona të tjerë që nuk kanë ndërhyrë.
Nuk e dimë se sa serioze mund të ketë qenë situata mes tyre por debatet dhe zënkat e vogla mes shoqeve janë mëse normale.
Së fundmi u raportua se Edon Zhegrova, futbollisti i Kombëtares Kosovare është në një lidhje me reperen. Këtë herë polemikat nuk u krijuan nga mediat shqiptare por ato zvicerane. Ishte një nga mediumet më të mëdha në Zvicër “Blick”, që publikoi një artikull dedikuar dy yjeve ku shkruante se ata kanë nisur një romancë. Shkak u bë një foto e përbashkët e tyre. Ndonëse nuk është një provë e mjaftueshme sepse ata nuk janë parë më herët bashkë, kjo nuk i ndaloi zërat edhe pse mund të kemi të bëjmë thjesht me një miqësi. Futbollisti 23-vjeçar jeton në Francë pasi vitin e kaluar u bë pjesë e Lille. /Panorama Plus