Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”.

Burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se moderatorja nuk do ta drejtojë më këtë program, që e risolli në qendër të vëmendjes.

Teksa ndodhej në studion e programit së bashku me Olsa Muhametin dhe Arjan Konomin, moderatorja u shpreh se është shumë e emocionuar duke zbuluar se arsyeja është pikërisht përfundimi i sezonit të “Për’puthen.”

Jo më kot në këtë video që ka postuar pak orë më parë, Bora duket e emocionuar për mbylljen e programit që është i fundit për të.

Në shtator Bora pritet të drejtojë programin “Dancing with the Stars”, ku thuhet se kryetar jurie do të jetë balerini, Ilir Shaqiri fituesi i Big Brother ViP.

Programi “Përputhen” do të vijojë të shfaqet sërish, por me një studio krejtësisht të re dhe mbi të gjitha me një prezantuese të re.