Tronditëse janë akuzat për një trajner të sporteve marciale në Kretë, i cili sipas deklarimeve të marra në polici ka vënë fëmijë që po stërviteshin në kursin e tij për ta masazhuar teksa ai shikonte por’nografi në internet.

Trajneri u arrestua dhe para gjykatës do të thirret për të dhënë shpjegime për akuzat shokuese.

Në polici janë marrë 8 deklarata nga 7 djem dhe një vajzë, të moshës 13 deri në 20 vjeç, ndërsa ngjarjet që raportohen, mësohet se kanë ndodhur në periudhën 2014 – 2021.

Në secilin rast, ata e kanë fërkuar atë në pjesë të ndryshme të trupit, pavarësisht hezitimit dhe sikletit që vështirë se mund të imagjinojmë.

Trajneri i njohur 46 vjeçar, sipas dëshmive nga fëmijët, të depozituara gjatë marrjes në pyetje në polici, ka kërkuar prej tyre që t’i bëjnë masazh, ndërkohë që shikonte por’nografi në internet.

“Na bënte që ta fërkonim duke qëndruar vetëm me të brendshme dhe shikonte por’nografi në celular”, thuhet në dëshminë e një të mituri duke shtuar se ai po i terrorizonte dhe i trajtonte si pronë të tij, duke i shkaktuar dhimbje fizike dhe mendore.