Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një 65-vjeçar ka gjetur vdekjen.
Siipas policisë shtetasi P.P ishte duke punuar kur ka rënë lartësia dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





