Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë para disa ditësh.
Njerëz nga politika dhe të njohur së bashku me familjarët e miqtë e përcollën për në banesën e fundit me homazhe dhe disave u bëri përshtypje diçka me Beniadën.
Të gjithë e dinin se Beniada Nishani ishte mbesa e ish-Presidentit dhe ndjekësit e saj e kanë kritikuar se pse nuk mbajti zi në Instagram për largimin e tij nga jeta.
Beniada ka reaguar nëpërmjet një Instastory ku sqaron se Bujar Nishani nuk ishte xhaxhai i saj por kushuriri i babait, të cilin as nuk e kishte takuar ndonjëherë personalisht.