Dita e sotme do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët në pjesën e parë të saj, ndërkohë që pasditja dhe veçanërisht mbrëmja do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje në zonat bregdetare, kryesisht në jug-jugperëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes, por do të pësojnë një rritje në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C në 13°C.

Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi deri 55-60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 5-6 ballë.