Gjatë vizitës në Qendrën e Azilit në Vranjë, ku janë akomoduar refugjatët nga Ukraina, familjarë, fëmijë e të moshuar, Presidenti Vuçiç tha se Serbia po punon me BE-në për të diversifikuar furnizimet me gaz dhe naftë.
Tubacionet Trans-Adriatik (TAP) dhe Trans-Anatolian (TANAP) konsiderohen si burime alternative të furnizimit me energji për Beogradin.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Serbia ka qenë gjithmonë plotësisht e varur nga gazi rus dhe po punon me BE-në për një strategji për të diversifikuar burimet. Vuçiç paralajmëroi se pompimi i gazit serb në magazinat në Hungari do të fillojë në 15 apo 20 ditët e ardhshme sepse bisedimet me palën hungareze për depozitimin e një sasie të madhe të gazit – 500 milionë metra kub – kanë përfunduar me sukses.
Duke folur për çmimet e reja të karburanteve, presidenti tha se ato nuk varen nga shteti, por nga lëvizjet në tregun botëror, ku çmimi i naftës është 117 dollarë për fuçi.
Ai shtoi se çmimet në Serbi janë më të ulëta se sot në Kroaci, BiH dhe Mal të Zi dhe se shteti mund të vazhdojë të heqë dorë vetëm nga 15 përqind e akcizës për të mbajtur çmimet e karburantit pak më të ulëta.
Ndërkaq Presidenti Vuçiç ka deklaruar se vizita e planifikuar e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov në Beograd, e paralajmëruar në për të hënën, po ndërlikohet në çdo kuptim.





