Këngëtarja Bleona Qerreti ka reaguar e revoltuar në rrjetet sociale në lidhje me një video, ku një i ri dhunon një qen.

Videoja është bërë tashmë virale dhe tregon një të ri, i cili ka lidhur qenin me tel nga qafa dhe e rrotullon në ajër. Qeni shihet i tronditur dhe i frikësuar, teksa përpiqet të largohet nga i riu.

Menjëherë ka reaguar edhe këngëtarja Bleona Qerreti, e cila përmes një statusi në Instastory, i bën thirrje policisë ta gjejë dhe ta dënojë këtë kriminel, duke sugjeruar gjithashtu “dënimin” që do i jepte vetë ajo.

Të gjithë duhet të mobilizohemi ta gjejmë kush është ky qelbësirë! Ky kriminel duhet të dënohet! I lutem mediave, policisë së shtetit ta gjejë këtë kriminel- Unë personalisht do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër në të njëjtën mënyrë që ta kuptojë çfarë ka bërë!”, thuhet në statusin e plotë të Bleona Qerretit.