Përcaktues mbrëmjen e djeshme në fitoren e Norvegjisë në Suedi në ndeshjen e Nations League me dygolëshin e tij, qendërsulmuesi Erling Haaland pati një përplasje me mbrojtësin suedez Alexander Milosevic.

Ndërsa ka folur për mediet pas ndeshjes që u mbyll me rezultatin 1-2, Haaland theksoi se ishte ofenduar dhe kërcënuar rëndë nga suedezi.

“Në fillim ai më quajti kur*ë dhe mund të siguroj se nuk jam. Më pas ai kërcënoi se do të më thyente këmbët.”-tha sulmuesi.

Erling Haaland është një nga emrat kryesor të përfaqësueses norvegjeze dhe është mëse normale që kundërshtarët t’i tremben, megjithatë ngjarje të tilla janë shumë të shëmtuara.