Një nga fenerët sinjalizues të kanalit hyrës të portit të Durrësit ka përfunduar në breg të detit, tek shëtitorja “Taulantia”.
Për nxjerrjen e bovës janë angazhuar efektivët e Shërbimit Hidrografik, por këputja e kavos gjatë tërheqjes i ka detyruar autoritetet të ndërpresin operacionin.
Pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm” tregojnë momente nga operacioni i tërheqjes së bovës, tentativë e cila dështoi.
Moti i keq i tre ditëve të fundit shkaktoi dëmtimin e 4 prej fenerëve të kanalit hyrës të portit, njëri prej të cilëve përfundoi paraditen e sotme qindra metra larg vendndodhjes së përhershme të tij.





