Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka zbardhur detaje rreth krimit të rëndë të ndodhur këtë paradite në Tiranë, ku mbetën të vrara me arme zjarri dy motra.
Japuaj tha se autori Përparim Ademi është larguar në këmbë dhe mund të jetë në zonë, ndaj kërkoi dhe ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij. Sipas Jaupajt ngjarjen e kanë parë dhe dy fëmijët e mitur të njërës prej viktimave.
“Sapo kanë ardhur në vendin e ngjarjes kanë konstatuar fatkeqësisht se kishin vdekur. Autori i kësaj ngjarje është bashkëjetuesi i një prej motrave. Ai qëlluar disa herë me automatik, ka lënë armën në banesë e më pas është larguar me këmbë. Grupi hetimor do të vazhdoj me dokumentin e plotë të kësaj ngjarje, Po mblidhen të gjitha provat dhe do të pyetet dëshmitarët që kanë qenë prezent në këtë ngjarje. Ndoshta mund të jetë në zonë dhe qytetarët mund të na ndihmojnë. Autori është Përparim Ademi dhe ka ndryshuar emrin pak vite më parë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur të njërës prej viktimave. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nëse shohin këtë person të na njoftojnë menjëherë.”





