Presidenti i Serbisë propozon një tjetër takim para samitit të madh. Takimin tjetër Vuçiç propozon që ta mbajë në Serbinë jugore.
Në fjalën e tij Vuçiç tha se janë të mirëseardhur dhe autoritetet e Kosovës, por për ta përmendi emrin e “Prishtinës” pasi Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës.
Aleksandër Vuçiç: “Takimin e ardhshëm propozoj të jetë në Serbinë jugore, para samitit të madh. Të dakordohemi të formojmë grupe punuese që do të kujdesen si të ndihmojmë njëri tjetrin të tejkalojmë vështirësitë e furnizimit me ushqim dhe energjisë. Si të ndihmojmë të mbijetojmë dimrit, sepse kjo është në interesin kryesor të tre vendeve tona. Janë të mirëseardhur të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Bosnje Hercegovina, Prishtinës dhe Mali të Zi.
“Ballkani i Hapur” Kryeministri i Maqedonisë së Veriut hap samitin: Ftesa për Albin Kurtin mbetet e hapur
Sot nënshkruajmë marrëveshjen për diplomat, punësimet e turizmin. Njerëzit nga Serbia të shkojnë në det në Shqipëri, në Shkup, Ohër. Si dhe miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vizitojnë Serbinë tonë të bukur. Këtë nuk mund ta ndalojë askush. A do na hapen negociatat nuk varet nga ne, por ajo që do të hapet është si do të jetojmë me fqinjtë tanë. Ne a do të ndihmojmë fqinjët apo fqinjët do të na ndihmojnë ne”
Vuçiç tha se Serbia ishte gati të ofronte ndihmë me helikopterë për të shuar zjarret në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut në këmbim të ndihmave të tjera, por pa specifikuar sferat se ku kërkohet kjo ndihmë.
“Presim helikopterë plotësues që kemi blerë të speciaulizuar për shuarjen e zjarreve sepse do të kemi verë të nxehtë dhe do të jemi të përgatitur të ndihmojmë Shqipërinë e Maqedonia dhe presim nga ata në disa gjëra të tjera dhe sfera të tjera.
Duke iu drejtuar kryeministrit të Malit të Zi dhe kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija Vuçiç tha:
“Kam dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha. Dritan e Zoran jeni të mirëseardhur. Nëse dëshironi urdhëroni, nëse jo askush nuk ju urdhëron. I gëzohemi takimit me ju. Shpresoj që në fund të vitit në një nga lokacionet tuaja të organizojmë samitin.





