Teutës i janë larguar disa titullarë në këtë sezon, por me atë që kemi parë në fushë, skuadra e ka krijuar një lloj boshti, ku do të mbështetet në sezonet e ardhshme. Në çdo repart janë të paktën nga dy lojtarë, ku Teuta mund të “kapet” fort. Në mbrojtje, Blerim Kotobelli ka treguar se është një lojtar stabël dhe ofron garanci, teksa për Jazxhin nuk ka dyshime. Në mesfushë Ledio Beqja dhe Emiljano Vila janë të gatshëm të mbajnë peshën e këtij reparti, teksa në një të ardhme Beqja mund t’i sigurojë klubit të ardhura. Në sulm, Hebaj dhe Lorenco Vila janë dy lojtarët kyç dhe në sezonin e ri pritet të mbajnë më shumë peshë.

Nëse Emiljano Vila është prej kohësh aty, të tjerët janë të rinj. “Djemtë e detit” janë duke analizuar në mënyrë të detajuar gjendjen e ekipit për të ndërmarrë vendimet e duhura këtë merkato vere. Një lajm i rëndësishëm për blutë dhe tifozët e tyre është se thelbi i skuadrës do të ruhet dhe pritet të ketë rinovime titullarësh. Teuta po kalon një momentet reflektimi në këto ditë. Sikur të mos mjaftonte pozicionimi në vendin e gjashtë, situata brenda skuadrës nuk është më e mira e mundshme.

Mesfushori Akuah ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ndërkohë, me shumë mundësi Daci dhe Peposhi do të largohen për të vijuar aventurën te Kukësi. Të dy lojtarët do të paraqiten fillimisht në Kukës për fazën përgatitore, teksa më pas do të jetë stafi i verilindorëve, që do të vendosë nëse do të qëndrojnënë Kukës apo do të rikthehen tek Teuta.

BlagojaTodorovski, një lojtar me shumëtrofe në kabinetin e tij, pas tri vitesh te Teuta, ku fitoi dy Superkupa dhe nga një Kupë e kampionat, është ndarë me klubin durrsak. 36-vjeçari ka folur së fundmi për “Sport Media” në Maqedoninë e Veriut, ku katreguar se ka ndërruar mendje dhe nuk do ta lërë futbollin.

Ai shprehet se ka disa oferta. Shanset më të mëdha janë që Todorovski të firmosë në Maqedoninë e Veriut.

“Kalova tri sezone të mrekullueshme në Durrës, te skuadra e Teutës. Ne fituam gjithçka mundëm, portani është koha për t’u kthyer në shtëpi. Disa muaj më parë po mendoja për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur, por tani nuk mendoj kështu. Ndihem shumë mirë dhe kur pashë klubet e shumta të interesuara për mua, vendosa të luaj të paktën edhe gjashtë muaj apo gjithë sezonin e ardhshëm. Jam në kontakte me disa klube, do të vendos javën e ardhshme për ekipin ku do të vijoj karrierën. Shumë shpejt gjërat dotë jenë të qarta”, përfundoi mbrojtësi.