Djali i yllit të “General Hospital”, Jack Wagner, është gjendur i vdekur në një parking në Los Angeles, Kaliforni të hënën në mëngjes, sipas raportimit të Page Six.

Një zëdhënës i Departamentit të Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Angeles ka zbuluar se Harrison Wagner u shpall i vdekur në North Hollywood në orën 5:14 të mëngjesit me kohën lokale dhe shkaku i vdekjes së tij aktualisht është ende duke u hetuar.

Babai i tij, Jack, 64 vjeç, nuk pranoi të jepte asnjë koment kur u kontaktua nga Page Six.

27-vjeçari luftoi me varësinë ndaj drogës në të kaluarën, por është e paqartë nëse kjo luajti një rol në vdekjen e tij. Në korrik 2016, ai u zhduk për gati një javë dhe më pas u rikthye sipas një deklarate të aktorit.

E trishtë/ Djali i aktorit të njohur gjendet i vdekur në mes

Përveç Harrisonit, Jack dhe ish-bashkëshortja e tij, Kristina Wagner – të cilët u takuan në xhirimet e “General Hospital” – janë gjithashtu prindër të djalit Peter Wagner, 31 vjeç. Aktori është gjithashtu baba i vajzës Kerry Wagner.

Në bazë të postimeve të tij Instagram, Harrison duket se ishte një “djalë i çmendur” që i pëlqente ecja, qentë dhe të shkonte në palestër.