Qëndrim Januzi, i cili është i akuzuar për vrasjen e Gazmend Hysenit, i njohur ndryshe si Strella, më 28 maj në Ferizaj, ka dalë nga spitali dhe është transferuar në qendrën e paraburgimit.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Fitim Shabani, i cili tha se pas disa ditësh qëndrimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi në ditën e ngjarjes ai u qëllua ngë një polic i veshur civil.

Sipas avokatit të tij, Januzi, i cili njihet ndryshe si ‘Refa’ dhe është vëllai i reperit Buta, është penduar për vrasjen dhe ka shprehur keqardhje për rastin.

Në një bisedë telefonike për Gazetën Express, avokati Fitim Shabani, tha se Qëndrim Januzi është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme por ende nuk është në gjendje për të dhënë deklarata.

“Është në qendër të paraburgimit në Hajvali. Nuk e di saktë ditën kur e kanë përcjellë. Unë nuk kam qenë në procedurën e fazës para paraburgimit. Qëndrimi ka shprehë keqardhje në fazat e tjera, por në fazën e paraburgimit nuk kam qenë. Ka qenë avokati sipas detyrës zyrtare…Gjendja e tij nuk është ende me u deklaru ose me folë. Është në gjendje stabile por jo me u deklaru ende”, tha avokati Shabani.

Meqenëse në media është raportuar si motiv i mundshëm i vrasjes së 30-vjeçarit djegia e veturës së reperit Buta, vëllait të Qëndrim Januzit, avokati u pyet nëse prokuroria e ka intervistuar reperin Buta.

Ngjarja ka ndodhur më 28 maj, ku është kapur dhe nga kamerat e bizneseve të zonës, ku pas një zënke Refa ka gjuajtur në drejtim të Strellës duke e lënë të vdekur në vend. Në një market aty pranë gjendeshin dy oficerë policie, të veshur civil, ku njëri prej tyre ka gjuajtur në drejtim të Januzit për ta ndaluar atë duke i shkaktuar plagë në nofull. Sipas informacioneve paraprake, gjithçka nisi pasi viktima i kishte djegur makinën reperit Buta dhe i vëllai i këtij të fundit u hakmorr.