Gerard Pique dhe Shakira njoftuan të shtunën me një deklaratë të përbashkët se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pas 12 vitesh bashkë.
Lajmi bëri një zhurmë të madhe në media teksa tashmë po përpiqen të zbulojnë se cila ishte arsyeja e vërtetë e ndarjes së çiftit dhe thuhet se krisja erdhi pasi futbollisti e tradhtoi këngëtaren me një femër më të re dhe pse nuk ka pasur ende një konfirmim të saktë nga ana e tyre.
Së fundmi është pohuar se vendimi për lëshimin e deklaratës së përbashkët ishte vetëm nga ana e Shakirës dhe se kjo lëvizje e befasoi mbrojtësin e Barcelonës .
Kështu thotë gazetari Jose Antonio Aviles , i cili u shfaq në emisionin ‘Viva la Vida’ pasi foli me disa njerëz të afërt të Pique .
“Dikush shumë i afërt me Pique -n më ka siguruar se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e tij”, tha gazetari.
“Ai është habitur për ndarjen dhe deklaratën që Shakira ka dërguar”.
Marrëdhënia e hapur e Pique dhe Shakira
I njëjti gazetar pohoi gjithashtu se futbollisti dhe këngëtarja kanë pasur një “marrëdhënie të hapur” vitet e fundit.
“Marrëveshja e tyre ishte ‘ti te bësh çfarë të duash dhe unë do të bëj atë që dua’, por për t’u paraqitur si çift para publikut”, shtoi Jose Antonio Aviles , duke pretenduar sërish se ka folur me burime pranë Pique.