Nga BUJAR QESJA

Ngjarje shumë e rëndësishme ka ndodhur në jetën sportive dhe qytetare të Durrësit. Presidenti i Republikës z. Ilir Meta i ka dhënë kalorësit të atletikës durrsake dhe asaj kombëtare Rifat Kazazit, titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Kemi folur e shkruar për këtë gjigand të atletikës, për këtë mbret që mbretëroi prej dekadash, duke u çfaqur herë me kostumin e atletit, herë me atë të kuadrit të edukimit fizik, herë të një trajneri dhe në të shumtën e rasteve të një miku të madh.

Gjykova të shprehem me gjuhën e fotove, ku Rrufi ynë është pranë protogonistëve të njohur të atletikës dhe sportit shqiptar, duke kujtuar kohën e artë të arritjeve të ndjeshme.

Ta gëzosh këtë vlerësim të lartë Rrufi ynë i përmallshëm! Ti na shikon me sytë e memories tonë dhe ne jemi sërish së bashku. Parajsa yte bëhet më e ndritur tani, duke i shtuar edhe shkëlqimin e zemrave tona.

Më shumë se kurrë je pranë nesh dhe ne gjithnjë përjetësisht pranë teje.Të duam shumë Rruf Kazazi! Të deshëm kur të kishim pranë, të duam akoma më shumë, në xhenetin e veçantë që të ka vendosur i madhërishmi ynë.

Të duam shumë Rruf Kazazi, të duam!

Ta gëzosh këtë vlerësim të lartë! Ne sot jemi në qiellin e shtatë. Ti gjithnjë do të vraposh në qiellin e lumturisë tonë, duke e merituar akoma më shumë dashurinë dhe respektin.

Durrës: 12 qershor 2022