Spirulina është një organizëm i cili rritet në ujërat e ëmbla dhe të kripura.

Bën pjesë në familjen e cianobaktereve, të cilët janë mikrobe një qelizore që shpesh i referohen si algat blu të gjelbra.

Ashtu si bimët, cianobakteret mund të prodhojnë energji nëpërmjet procesit të fotosintezës.
Spirulina konsumohej nga Aztekët (Shek. XIV) por u bë i famshëm vetëm kur NASA propozoi se ato mund të rriteshin në hapësirë e të përdoreshin nga austronautët.

Spirulina është një ndër suplementet më të famshme në botë, e njohur për përmbajtjen e larmishme të nutrientëve dhe antioksidantëve të cilët mund të përmirësojnë shëndetin e trurit dhe trupit tuaj.

Këto janë 10 përfitimet shëndetësore të vërtëtuara të spirulinës:

  1. Spirulina është jashtëzakonisht shumë e pasur me ushqyes
  • Lugë gjelle pluhur spirulina përmban:
  • 4g Proteina
  • Vitaminë B (tiaminë): 11% e dozës së rekomanduar
  • Vitaminë B2 (riboflavinë): 15% e dozës së rekomanduar
  • Vitaminë B3 (niacinë): 4% e dozës së rekomanduar
  • Bakër: 21% e dozës së rekomanduar
  • Hekur: 11% e dozës së rekomanduar
  • Përmban sasi të konsiderueshme magnezi, potasi, manganic dhe sasi të vogla të pothuajse çdo nutrienti që ju nevojitet.

Spirulina mund të jetë suplementi i vetëm dhe më i ushqyeshëm në botë.
Cilësia e proteinës tek spirulina konsiderohet fantastic krahasuar me vezët duke ju furnizuar me të gjithë aminoacidet që ju nevojiten.

2. Antioksidant dhe anti inflamator shumë i fuqishëm

Përmbajtja e lartë e anti oksidantëve mund të mbrojë nga dëmet oksidativë në organizëm, duke luftuar radikalet e lira dhe të pengojë prodhimin e molekulave inflamatore duke ofruar një efekt mbresëlënës.

3. Mund të ulë kolesterolin e “Keq” dhe nivelin e triglicerideve

Në ditët e sotme sëmundjet e ndryshme të zemrës shkaktojnë vdekje. Duket se spirulina mund të ketë një efekt pozitiv përsa i përket faktorëve që mund t’i shkaktojnë ato.
Në një studim i bërë mbi pacientë me nivele të larta kolesteroli. U vu re se pasi ata konsumuar 1g spirulinë në ditë patën një rënie të nivelit të triglicerideve me 15.3% dhe rënie të niveleve të kolesterolit me 10.1%

4. Mbron kolesterolin e “Keq” nga oksidimi

Strukturat yndyrore në trupin tuaj janë të ndjeshme ndaj dëmtimit oksidativ, i njohur si peroksidimi i lipideve, një nxitës kyç i shumë sëmundjeve serioze, kryesisht ato të zemrës. Në një studim që është zhvilluar mbi 37 pacientë me diabet të tipit 2, 8g spirulinë në ditë reduktuan ndjeshëm dëmtimin oksidativ. Gjithashtu nivelet e enzimave antioksidante në gjak u rritën ndjeshëm.

5. Mund të ketë veti anti kancerogjene

Një studim u ekzaminuan 87 pacientë nga India me fibrozë submukoze orale (OSMF)
Mes atyre që merrnin 1 gram spirulinë në ditë për një vit, 45% panë që fibroza submukoze orale u zhduk, krahasuar me 7% që ndaluan marrjen e spirulinës, pothuajse gjysma e tyre rizhvilluan lezione vitin e ardhshëm.

6. Mund të uli presionin e gjakut

Presioni i lartë i gjakut është nxitësi kryesor i shumë sëmundjeve serioze, duke përfshirë ato në zemër, goditjet në tru dhe sëmundjet kronike të veshkave. Ndërsa 1 gram spirulinë është joefektive, një dozë prej 4.5g në ditë u vu re ulja e presionit të gjakut tek individët me nivele normale. Ky reduktim mendohet se nxitet nga një rritje e prodhimit të oksidit nitrik, një molekulë sinjalizuese që ndihmon enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen.

7. Përmirëson simptomat e Rinitit Alergjik

Inflamacioni në kanalet e hundës mund të shkaktohen edhe nga alergjitë e polenave, qimet e kafshëve dhe pluhuri. Në një studim që është bërë mbi 127 persona me këtë lloj alergjie, të cilët morën 2g spirulinë në ditë, u vu re një rënie drastike e smptomave si rrjedhje hundësh, teshtima, bllokim i hundëve apo krruarje.

8. Mund të jetë efektiv kundër anemisë

Anemia më e zakonshme karakterizohet nga reduktimi i hemoglobinës ose rruazave të kuqe të gjakut.
Nënjë studim të bërë mbi 40 persona të moshuar me historik anemie, u vu re se nga marrja e suplementeve të spirulinës pati një rritje të hemoglobinës në rruazat e kuqe të gjakut dhe një sistem imunitar i përforcuar.

9. Mund të përforcojë muskujt dhe rezistencën

Dëmtimi oksidativ i shkaktuar nga stërvitja është një kontribues kryesor në lodhjen e muskujve. Në dy studime, spirulina rriti qëndrueshmërinë, duke rritur ndjeshëm kohën që iu desh njerëzve për t’u lodhur.

10. Mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak

Në një studim dy mujor mbi 25 persona me diabet të tipit 2, 2g  spirulinë në ditë çuan në një ulje mbresëlënëse të niveleve të sheqerit në gjak. HbA1c, një shënues për nivelet afatgjatë të sheqerit në gjak, u ul nga 9% në 8%, që është thelbësore. Studimet vlerësojnë se një reduktim prej 1% i këtij shënuesi mund të ulë rrezikun e vdekjes nga diabeti me 21%./ Agroweb