Ngjarje horror në Selanik.

Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur nga një peshkatar.

Kufoma, e cila është në kalbje të avancuar, nuk ka kokë dhe këmbë.

Sipas informacioneve të Thestival, peshkatari ka lokalizuar trupin mëngjesin e sotëm në zonën detare të Kalochorit, në drejtim të Halastrës.

Forcat e Rojes Bregdetare ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin informacione.

Trupi i pajetë është marrë dhe është dërguar në mjekësinë ligjore të Selanikut.

Vazhdojnë hetimet pë identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.