Juventus insiston për të marrë shërbimet e mesfushorit Filip Kostic. Në pamundësi për të mbërritur te Milinkovic-Savic, Zonja e Vjetër kërkon një tjetër serb. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me lojtarin për një periudhe trevjeçare prej 2.5 milionë neto në sezon.
Për të përfunduar operacionin mungon marrëveshja me Eintracht Frankfurt. Për kartonin, Juve ofron 12.5 milionë euro, por klubi gjerman kërkon 17.Ndryshe është situata për Angel Di Maria, i cili nuk i ka kthyer përgjigjen përfundmitare Juventusit.
Argjentinasi ka në tavolinë oferta edhe nga Barcelona dhe Benfica, prandaj nuk po ngutet. Por spanjollët janë të bllokuar nga problemet ekonomike dhe Juventus thjesht duhet të përmirësojë ofertën për pagën, që duhet të arrijë të paktë në 7 milionë euro.
Ndërkohë, Kalidou Koulibaly ka pohuar se nuk do të shkonte te Juventus edhe sikur të kishte ofertë joshëse. Presidenti i Napolit, De Laurentiis, është i bindur ta mbajë atë në skuadër.
Mbrojtësit i skadon kontrata në vitin 2023, por shumë shpejt do të nisin procedurat për rinovimin për një periudhë trevjeçare.





