Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë.

Përmes një postimi në Twitter shefi i qeverisë shkruan se marrëveshja e firmosur për energjinë në veri të Kosovës është rruga e duhur e dialogut mes dy vendeve dhe se të tjerat janë humbje kohe.

Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”, shkruan Rama.