Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranesirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor. Megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë sërish i kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.