Gazetarja Iva Tiço ka rrëfyer së fundmi një situatë që i ka ndodhur në udhëtimin e saj në Barcelonë, ku kishte shkuar së bashku me një mikeshë.

Gazetarja rrëfeu se ajo dhe mikesha e saj kishin shkuar me vetëm 30 euro në xhep, nga të cilët 28 euro ajo i kishte shpenzuar për të blerë një aksesor veshjeje. Iva shtoi se në fund nuk i mbetën para për të blerë as ujë, gjë që e shtyu të pijë ujë në tualet.

“Mua më ka ndodhur me 30 eurshin e fundit në Barcelonë, po futesha nga zona Shengen në zonën jo Shengen dhe ishte një kioskë e vogël e mbaj mend dhe kishte një shall të vogël me qershi. Dhe ai shalli ishte 28 euro, isha me shoqen time të ngushtë e cila ishte zero. Të dyja kishim vetëm 30 euro.

Dhe i thashë po marrë këtë shallin dhe të ikim në shtëpi, 2 euro sa për ujë i kemi. U futa bleva shallin më dha monedhën e futa në xhep, pasta u futëm brenda shkova të blija ujin dhe kur nxora monedhën, më kishte dhënë lireta.

Ngelëm pa pikë uji. Ajo më thoshte se do të na japin në avion, por unë kisha etje dhe përfundova shkova në banjë, piva ujë me grusht”, tha ajo në “Ftesë në 5”.