Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me investigimin e News 24 për rrugën Kardhiq-Delvinë.
Vasili shkruan në “Facebook” se kjo është një rabitje mafioze e shtetit përpara syve të qytetarëve, ndërsa akuzon SPAK se hesht dhe mbyll sytë.
Postimi i Vasilit:
Fakte te renda per grabitjen e fondeve per rrugen Kardhiq- Delvine,po SPAK ku eshte!!
Dyfishohen kostot e Rruges Kardhiq- Delvine.
Nga nga 50- 60 milion euro kostot rriten ne rreth 108 milion euro.
Grabitja mafioze e shtetit eshte perpara syve.
Me nje skeme te coptuar ne dhjetra tendera e shtesa kontratash deri edhe ne tre here radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kane ngopur me para’ kompanite kliente dhe veten e tyre.
Nderkohe, qe rilindja plackit taksat e shqiptareve SPAK hesht dhe mbyll syte.
SPAK qe merret pa u lodhur me kombajnen e Bektashit, qe korr grure miliardat qe plackit qeveria ben sikur nuk i sheh.
Faktet jane aty dhe askush nuk i fsheh dot.
Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri ne fund te drejtesise per plackitesit e rilindjes, qe guxojne dhe bejne edhe moral.






