Yll Limani ka humbur një nga miqtë e tij më të mirë i cili fatkeqësisht është ndarë sot nga jeta.
Artisti është shfaqur zemërthyer në rrjetet sociale ku i ka bërë një dedikim rrënqethës mikut të tij. Ylli ka publikuar një foto të të ndjerit në Instagram duke shkruar se ende nuk i besohet. I bindur se do takohen sërish në jetën e përtejme, Ylli e mbyll dedikimin e tij duke thënë se nuk do e harrojë kurrë.
“S’po m’besohet. Rroni jonë, shkove shumë herët… Shpirti yt i mirë u prehtë në paqe, e ishalla s’ki ma dhimbje. E di që prapë kena mu pa, me kesh, me nejt, me bo hajgare, edhe unë me t’nguc për shijet e tua muzikore. Gjithë ki me u mbajt në mend si njeriu që ka bo dritë n’çdo dhomë që ka hy… Rronay, shoku jonë, you will forever be missed” -ka shkruar Ylli.