Sipas MeteoAlb, vendi ynë mbetet në prezencën e valëve të nxehtit afrikan, i cili do të sjellë temperatura shumë të larta.
Gjithashtu mbeten dominuese kthjellimet në pjesën më të madhe të territorit, por në zonat malore do të ketë herë pas here vranësira të dendura.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.