Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me një postim nga kalaja e Gjirokastrës.
Kreu i qeverisë thotë se po punohet për restaurimin dhe konservimin arkitekturor të këtij objekti. Kalanë e Gjirokastrës ai e konsideron me peshë të veçantë në thesarin e trashëgimisë historike e kulturore të vendit tonë.
“Dhe me këto pamje nga Kalaja magjepsëse e Gjirokastrës, ku punohet për restaurimin dhe konservimin arkitekturor të këtij objekti me peshë të veçantë në thesarin e trashëgimisë sonë historike e kulturore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.





