Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i është përgjigjur deputetit të PD Ervin Salianji i cili ngriti pyetjen nëse ia vlen që kryeministri Edi Rama të lëvizë me charter në kushtet e krizës kur qeveria vepron me rezerva për të blerë mjete për shuarjen e zjarreve.

Peleshi deklaroi se këto janë dy çështje që nuk janë të lidhura me njëra tjetrën duke i konsideruar udhëtimet e kryeministrit me Charter të lidhura me dinjitetin e shtetit.

“Refuzoj t’i përgjigjem pyetjes nëse duhet një charter qeveritar. Është një pyetje retorike. Është një pyetje retorike Nuk ka renditje të tillë.

Se i bie që ne të bënim investime publike vetëm kur të mos kishin asnjë person me ndihmë ekonomike. Kur të mbaronin… Nuk kanë lidhje me njëri tjetrin. Po flasim për emergjencat. Charteri ka lidhje me dinjitetin e një shtetit ndërsa helikopterët janë diçka tjetër”, deklaroi Peleshi.

Çfarë tha Salianji

“Përpara komisionit të Sigurisë duhet të flisni si Ministër Mbrotjje dhe jo si edukatore. Thatë që nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të lartë, unë kam një pyetje: kur kanë kosto dhe sa është kosto për 1 orë fluturimi? A ja vlen të ketë një charter personal kryeministri me salltanete dhe dhoma gjumi, që nuk i sjellin ndonjë dobi qytetarëve. Charterat kushtojnë miliona euro në vit.

Nëse thoni se heliikopteri ka kosto, edhe minstri ka kosto, pse na duhet? Ju si ministër keni dijeni sa helikopterë kemi sot funksionalë që ngrihen në ajër? Thatë mos u tallni me ushtarët, është tallje me qeverinë. i përdorni ushtarët si punonjës emergjencash me lopata dhe gjethe pemësh. Ju nuk mund të flisni vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për Emergjencat Civile. Ju duhet të kërkoni ndihmë. A keni nevojë për më shumë emergjenca civile?”, tha Salianji.