Reperi Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi është shoqëruar në Polici mesditën e sotme.
Policia ka kontrolluar makinën ku ndodhej reperi me një person tjetër dhe pas kontrollit që të dy janë shoqëruar në stacionin më të afërt policor, sipas Indeksonline. Dyshohet se një armë është gjetur gjatë kontrollit teksa theksojmë se nuk ka ende asnjë reagim zyrtar.
Postimi i fundit i Don Xhonit në Instagram është bërë pasditen e të dielës, kur ai ka publikuar në Instastory një video ku ka paralajmëruar publikimin e një këngë të re.
Kjo nuk është hera e parë që Don Xhoni ka probleme me Policinë e Kosovës. Disa muaj më parë, reperi u arrestua me akuzën e njëjt, për armëmbajtje pa leje./Panorama Plus