Konspiracionisti Alfred Cako i ftuar në emisionin “Kojshia Show”, ka diskutuar lidhur me fenomenin e Malit të Tomorit.

Cako thotë se njeh disa persona me aftësi të jashtëzakonshme që dinë disa sekrete te Malit të Tomorrit.

“Poshtë Malit të Tomorit ka një piramidë me tre porta. Aty janë disa kostume që nuk mund të vishen nga çdo kush. Ato kanë disa kode që janë për persona të caktuar për të cilët janë krijuar”.

“Për t’u futur brenda piramidave do të kalosh kontrollet brenda tre porteve që vetëm ADN-ja e një personi i përshtatet. Aty do të futen njerëzit vetëm në ditë të vështira, apo kur t’i vije fundi kësaj bote”

Cako thotë se jo të gjithë do ta besojnë këtë teori.

“Kjo piramidë qëndron mbi një liqen të madh që gjendet poshtë Malit të Tomorit. Syri i Kaltër dhe furnizimi i liqeneve të Prespës kanë furnizime nga ky burim nëntokësorë”, tha ndër të tjera Alfred Cako.