Shakira po shijon pushimet në Spanjë me një mik të saj dhe djalin, Milan pas ndarjes nga futbollisti Gerard Pique pas 11 vitesh.
Këngëtarja duket e lumtur në krah të shokut të saj teksa bëjnë sërf së bashku. 45-vjeçarja kolumbiane u fotografua e buzëqeshur në plazh, veshur me një kostum të zi dhe të kuq, me flokët e saj të gjata të lagura nga deti.
Shakira shihet e shtrirë në dërrasën e sërfit teksa bisedon me një mashkull, ende i paidentifikuar. Pamjet vijnë pasi artistja me famë botërore dhe futbollisti 35-vjeçar i dhanë fund marrëdhënies së tyre.