Opinionisti Arjan Konomi ka treguar detaje rreth aksidentit që i ndodhi në Jordani dhe ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtrua.

Në një vide-live në Instagram, opinionisti tregoi që pasi pësoi aksidentin i duhej të shkonte në spital, i cili ishte tre orë larg nga vendi ku ndodhej ai. Arjani tregoi se ka humbur disa herë ndienjat deri sa ka arritur në spital.

Por pasi arriti në spitalin e Amanit, Arjani tregon se u përball me një situatë të vështirë, pasi sipas tij doktorët nuk pranonin ta fusnin në operacion pa bërë fillimisht pagesën.

Opinionisti tha se e ka ndihmuar një mik i tij në Londër i cili ka mbuluar të gjithë pagesën e spitalit.

“Spitali ishte tre orë larg. Doktorët kapnin pulsin dhe thonin nuk kishte puls. Aty kuptova që diçka po më ndodhte. Kur po më çonin me karrocë që më çonin në një sallë, aty ka qenë një moment që rrugës kur mbyllja sytë shikoja ëndrra të bukura, gjëra të bukur dhe dëgjoja një njeri që më ulëristë sipër barrelës të hapja sytë. Aty mu kujtuan filmat amerikanë.

Pas 3 orësh e ca arritëm në spitalin e Amanit, më thanë është spital i mirë. Erdhën doktorë dhe më thanë një shumë të llahtarshme dhe s’të fusnin në operacion pa iu dhënë lekët. Unë s’kisha asgjë me vete as pasaportën, pasi kisha dalë për të bërë shëtitjen time. Marr me vete një sasi lekësh të nevojshme për çdo rast dhe kartën e identitetit.

Nuk kisha asgjë me vete dhe aty për herë të dytë po rrezikoja në derë të spitalit krahun për punën e pagesës. Për fat kishin marrë celularin, e hapa dhe smë njihte fytyrën, mezi bëra kodin dhe i tregova një numër telefoni një person që mori. Më futën në operacion dhe më pas s’kam kuptuar më se çfarë ka ndodhur. Isha në një gjendje më pas që ndihesh qetë mirë dhe në një farë gëzimi që isha në një dhomë si një spital europian, kjo më qetësoi.

Herë pas here më bënin qetësues që dhimbja të ulej. Spitali këtu ndryshoi 3-4 herë shifrat, në darkë një shifër tjetër shumë e madhe në mëngjes një tjetër. Nuk e dija ku ta mbaja mendjen. Dua të falendëroj një person nga Londra i cili, kisha humbur ndienjat dhe nuk arritja të flisja, por ky personi nga Londra pagoi të gjithë shumën që duhej. Është një djalë i ri shumë bujar, unë i detyrohem atij dhe bëri atë gjë që shumë të tjerë nuk do ta bënin.”- tha Arjan Konomi.