Territori shqiptar do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash cili do të sjellë reshje, ku në pjesën më të madhe të vendit reshjet do të jenë në formën e shiut.
Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë shfaqje të reshjeve të dëborës sipas MeteoAlb.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 12°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.





