Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia është larg përfundimit dhe aftësia e botës për të gjurmuar evolucionin gjenetik të COVID-19 është “nën kërcënim” ndërsa vendet relaksojnë kufizimet.
Me kalimin e kohës, ai ka frikë se kjo mund ta bëjë më të vështirë kapjen e varianteve të reja në zhvillim dhe potencialisht të rrezikshme.
Numri i vdekjeve nga COVID në mbarë botën ka mbetur kryesisht i ngjashëm me një javë më parë, por ka pasur rritje në tre rajone: Lindja e Mesme, Azia Juglindore dhe Amerika.
Ndërsa Lindja e Mesme ka pa rritjen më të theksuar të rasteve të reja me COVID-19 gjatë shtatë ditëve të fundit – me infeksione që u rritën me 47%.
Evropa dhe Azia Juglindore panë gjithashtu një rritje të numrit të rasteve të konfirmuara me rreth 32%.
Në përgjithësi, më shumë se 4.1 milionë raste u raportuan në mbarë botën gjatë javës së fundit dhe pjesa më e madhe e kësaj rritjeje është nxitur nga variantet BA.4 dhe BA.5 të Omicron.