Temperaturat e larta të këtyre ditëve janë shoqëruar me gastrointerite, të vjella e diare, si te të vegjëlit, edhe te të rriturit.
Nëpër qendra shëndetësore, ka pasur fluks pacientësh, të cilët janë paraqitur me këto shqetësime.
Mjekët këshillojnë qytetarët të bëjnë kujdes me ruajtjen e ushqimeve dhe sidomos kur marrim ushqim nga restorante apo lokale të ndryshme për t’i konsumuar ato në shtëpi, pasi shpesh jo vetëm higjiena, por dhe kushtet në të cilat ruhen, lënë për të dëshiruar, duke shkaktuar probleme gastrointensinbale deri dhe helmime, raporton TCH.
Kontakti me mjekun nuk duhet të mungojë, pasi ai arsyeton nëse duhet të paraqiteni në qendër shëndetësore për të marrë serum apo në rast nevoje për t’u paraqitur në urgjencat e spitaleve.